Flash News

E-TJERA

Akuzohet për vrasjen e shitësit të duhanit në Jesolo, arrestohet pas një viti shqiptari

Akuzohet për vrasjen e shitësit të duhanit në Jesolo,

Një krim i rëndë që tronditi Jesolon, Itali, më 5 mars 2024, është zbardhur pas një viti hetimesh intensive. Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani që jetonte i vetëm, u vra në shtëpinë e tij. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, kuzhinier me origjinë, i cili akuzohet për vrasjen e Bassos.

Shehu u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh. Hetimet kanë zbuluar se motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një vjedhje në shtëpinë e viktimës, e cila përfundoi në një sulm të dhunshëm, pasi Shehu u kap gjatë tentativës për të vjedhur paratë nga shitja e cigareve.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe gjurmët ADN në vendin e krimit e lidhin Shehun me ngjarjen. Për më tepër, hetuesit kanë zbuluar se Shehu ka kërkuar nga gruaja e tij një alibi të rreme për natën e krimit.

Në seancën e konfirmimit të akuzës, prokurori Giovanni Zorzi ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje ndaj Shehut, ndërsa gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të fundit