Flash News

E-TJERA

Akuzohet për përgjim të paautorizuar, merret i pandehur ish-drejtori i Burgjeve

Akuzohet për përgjim të paautorizuar, merret i pandehur

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme.

Ismaili bashkë me Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, akuzohen për përgjim të paautorizuar dhe grup të strukturuar kriminal.

Ai qëndroi për rreth 2 orë në ambientet e SPAK ditën e sotme.

Ismaili u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me 2 tetor të këtij viti.

Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

Të fundit