Flash News

E-TJERA

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre/ ’SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre/ ’SPAK mbyll hetimet,
Zamira Rami, ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal, në ngarkim të Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, e akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”. 

Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish – Kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesëmilion e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë.

Të fundit