Flash News

E-TJERA

Akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Fushë Kuqe 33-vjeçari

Akuzohet për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, kapet
Një operacion policor i koduar "Escape" ka çuar në arrestimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim. Gentjan Markaj, 33 vjeç, u arrestua në Fushë Kuqe nga Komisariati i Policisë Kurbin.

Markaj akuzohet se më 31 korrik 2024 ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në pronësi të shtetasit F. S., për motive të dobëta. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

"Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë
"Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"

Të fundit