Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, pezullohet mësuesi në Tepelenë

Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, pezullohet mësuesi

Kleanth Laçi, mësues i edukimit fizik në një shkollë 9-vjeçarë në Tepelenë, është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Ministria e Arsimit njofton se masa e pezullimit për Laçin do të qëndrojë në fuqi derisa të përfundojnë hetimet për ngjarjen.

“Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore”, thuhet në njoftimin e MAS.

Disa ditë më parë Laçi u dhunua nga vëllai i nxënëses për të cilën dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja Evis Kushi. Ajo shprehet se në rats se vërtetohet fajësia e Laçit, ky i fundit do të përjahstohet nga sistemi arsimor.

Të fundit