Flash News

E-TJERA

Akuzohet se grabiti shtëpinë e Benzemasë, ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime do të ekstradohet në Spanjë

Akuzohet se grabiti shtëpinë e Benzemasë, ish-drejtori i

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar për vjedhje në Spanjë pritet të ekstradohet për t’u pëballur me drejtësinë.

Pas përfundimit të afatit 40 ditor të paraburgimit, gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për Prodanin duke e lënë në burg pa afat. Autoritetet janë duke përgatitur procedurat e nevojshme për të kryer ekstradimin e Prodanit drejt panjës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi tri vite më parë përfshirjen e Prodanit në vjedhjen e banesës së një futbollisti të njohur në shtetin spanjoll, pikërisht të yllit të Real Madrid, Karim Benzema.

Asokohe, Prodai i quajti të stisura akuzat e Berishës duke mohuar përfshirjen në grabitje. Ndërsa e vërteta e pohuar nga ish-drejtoi rezultoi ndryshe kur autoritetet spanjolle i dërguan kërkesën për arrestim dhe ekstradim të tij për t’u gjykuar në Spanjë.

Të fundit