Flash News

E-TJERA

Akuzohet se vranë babain, 3 fëmijët e Pëllumb Metës i nënshtrohen ekspertimit psikiatrik

Akuzohet se vranë babain, 3 fëmijët  e Pëllumb Metës i

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një akt ekspertim psikiatrik, për 3 fëmijët e të ndjerit, Pëllumb Meta.

Në rast se ata do të rezultojnë pa probleme të shëndetit mendor, ndaj 3 fëmijëve pritet që të ngrihet akuza e vrasjes me paramendim.

Prokuroria e ka ende të vështirë që të provojë shkencërisht se cili prej fëmijëve ka qëlluar me armë, pasi djali i madh Hyseni, dhe vajza Hygerta kanë dhënë disa versione për autorësinë e vrasjes në dëshmitë e tyre.

Deri tani Policia dhe Prokuroria kanë dyshime se autori i vrasjes është pikërisht Hysen Meta, mirëpo në dëshminë e fundit para Gjykatës, ka qenë Hygerta ajo që ka pretenduar se ka qëlluar mbi babanë e saj.

Sa i përket konflikteve që mund të kenë pasur në familje, gjatë hetimeve të zhvilluara nga shkurti deri më sot është pyetur djali i madh Hyseni lidhur edhe me dokumentet e tokës që dispononte Pëllumbi dhe pse Hyseni i mbante vetë dokumentet dhe a kishte plan të shiste tokën.

49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën.

Të fundit