Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ka marrë 1 mijë euro, avokati në GJKKO: Kush korruptohet me kaq pak para?

Akuzohet se ka marrë 1 mijë euro, avokati në GJKKO: Kush

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën "arrest në shtëpi" për avokatin Bardhi Koçi, i cili akuzohet nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Gjatë seancës, Koçi ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se kontrolli i banesës së tij ishte i paligjshëm, pasi nuk ishte bërë me vendim gjykate. Ai ka shtuar se është e pamundur të provokohet korruptimi i një gjyqtari apo prokurori me një shumë të vogël si 1000 euro.

SPAK e akuzon avokatin se ka kërkuar para nga Pranvera Meshit për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve të drejtesisë në lidhje me një çështje ligjore. Sipas SPAK, Koçi ka kërkuar një shumë prej 1000 euro për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit të çështjes, dhe Meshit ia ka dërguar paratë përmes Western Union.

Pavarësisht se policia gjyqësore nuk ka gjetur prova për komunikime të paligjshme mes avokatit dhe funksionarëve të drejtësisë, hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të fundit