Flash News

E-TJERA

Akuzohet se ka p*rdhunuar mbesën, procedohet 51-vjeçari në Elbasan

Akuzohet se ka p*rdhunuar mbesën, procedohet 51-vjeçari në

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij, se e ka përdhunuar. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një muaj më parë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

Të fundit