Flash News

E-TJERA

Akuzohet se lejoi kultivimin e d*ogës, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Libohovës

Akuzohet se lejoi kultivimin e d*ogës, SPAK merr të pandehur

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun socialistë të Libohovës, Leonard Hida. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se Hida ka lejuar kultivimin e lëndëve narkotike kundrejt përfitimit. SPAK thekson se pjesë e aktivitetit kriminal kanë qenë edhe efektivë policie.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.

Të fundit