Flash News

E-TJERA

Akuzohet se mori ryshfet për një tendë pa leje, GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

Akuzohet se mori ryshfet për një tendë pa leje, GJKKO lë

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia, i arrestuar nga SPAK tre ditë më parë, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Hetimi lidhet me vendosjen e tendave në Tiranë, ku Fuçia dyshohet se ka marrë ryshfet nga një biznes që kërkonte instalimin e një tende.

Arrestimi i Fuçias u realizua në zonën e Kombinatit, në një lokal të ish-deputetit Mark Frroku, ku u sekuestruan para të dyshuara si ryshfet.

Gjyqtarja Etleva Deda miratoi kërkesën e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, për masën e sigurisë ndaj inspektorit.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Fuçia mohoi akuzat dhe deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, duke theksuar se e ka ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm. Ai kërkoi gjithashtu hetim të thelluar për të dëshmuar pafajësinë e tij.

“Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. E ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”, deklaroi ai.

Të fundit