Flash News

E-TJERA

Akuzohet se porositi atentatin me tritol në Kamëz, Gjykata lë në burg Gjergj Cukalin

Akuzohet se porositi atentatin me tritol në Kamëz, Gjykata lë

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, një prej të arrestuarve për atentatin e dështuar ndaj Gjon Menës në Kamëz .

I njohur ndryshe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, Cukali akuzohet për veprat penale‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’, pasi porositi atentatin me eksploziv ndaj Gjon Menës.

Ndërkohë kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi, të arrestuar po për atentatin ndaj Memës, kanë rënë në pranga dy ditë pas ngjarjes, por arrestimi i tyre është i mbajtur i fshehtë për të mos dekonsiporohej ngjarja.

I skeduar nga policia është dhe Gjon Mena, shënjestra që i shpëtoi atentatit, por mbeti i gjymtuar si pasojë e shpërthimit. Ai njihet dhe me emrin Altin Xhuxha, dhe rezulton se është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe është skeduar për vjedhje me dhunë në Francë dhe Itali.

Të fundit