Flash News

E-TJERA

Akuzohet se porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, dosja e Erjon Alibejt kalon në SPAK

Akuzohet se porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, dosja e

Dosja hetimore e Erjon Alibejt ka kaluar në duart e SPAK. Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë, pasi Alibej akuzohet se ka porositur dy vrasje në Elbasan në vitin 2020.

Akibej akuzohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramanaznit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Fillimisht, policia ka arrestuar Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si autorët kryesorë të dyshuar në krim. Ramazani dhe Runaj u ekzekutuan përkatësisht në datat 20 dhe 27 korrik 2020.

Në shtator të vitit 2020, policia e Elbasan deklaroi se porositësi i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej, i cili u arrestua më 18 shtator nën akuzën e “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë se Emiljano Ramazani me 5 plumba në qytetin e Elbasanit dhe shkaktarë të ngjarjes dyshohet të ishin përplasjet e vazhdueshme mes bandave që vepronin në aksin Elbasan-Peqin.

Të fundit