Flash News

E-TJERA

Akuzohet se vuri tritol në shtëpinë e Dukës, Gjykata jep masën e sigurisë për Arlend Hasanajn

Akuzohet se vuri tritol në shtëpinë e Dukës, Gjykata jep

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për Arlend Hasanajn, i cili akuzohet se pak ditë më parë vuri tritol në derë të shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin, banor në të njëjtën lagje me Dukën.

Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.

“Gjykata dha një vendim të gabuar, ka interes përtej ligjit për ta mbajtur në burg”, ka deklaruar avokati .

                                                         

Të fundit