Flash News

E-TJERA

Akuzohet se zhvilloi takim elektoral në një shkollë, KAS do të shqyrtojë ankesën ndaj deputetes së PS

Akuzohet se zhvilloi takim elektoral në një shkollë, KAS do
Gerta Duraku

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të pranojë kërkesën e depozituar nga organizata Qëndresa Qytetare për deputeten Gerta Duraku.

QQ ka depozituar më parë një ankesë lidhur me Durakun me pretendimin se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur Kodin Zgjedhor.

Bëhet fjalë për një takim elektoral të datës 17 mars 2021 ku Qëndresa Qytetare pretendon se është zhvilluar në shkollën e mesme “Shermi” në Kukës. KAS bën me dije se kërkesa do të shqyrtohet ditën e nesrme në orën 11.00.

 

Të fundit