Flash News

E-TJERA

Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Renato Hoxhajt, flet Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me ngjarjen

Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Renato Hoxhajt, flet Eris

Eris Mehmetaj, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Renato Hoxhajt, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai ka deklaruar në polici se makina e tij është e njëjtë me atë që ka përdorur autori. Mehmetaj ka shtuar se makinën e tij ia ka lënë në përdorim një mikut të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se nuk e di për çfarë po përdorej tani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri.

Të fundit