Flash News

E-TJERA

Akuzon Bashën se i fshehu kasetën, Bellanica: Komunikoj me të vdekurit, pi duhan me ta

Akuzon Bashën se i fshehu kasetën, Bellanica: Komunikoj me të

Milaim Bellanica, dëshmitar i masakrës së Krushën e Madhe në Kosovë ka bërë një deklaratë të pazakonte.

Duke folur në T7, Bellanica thotë se komunikon me të vdekurit dhe pi cigare me ta.

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pi duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ja kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai për emisionin në T7.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe se nëna e tij e ka dëgjuar duke folur me personat që nuk janë më.

“E shoh trupin e tij, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka dëgjuar duke biseduar me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai.

Milaim Bellanica është dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.

Pamjet e tij më pas u publikuan nga BBC, të cilat u bënë mollë sherri mes tij dhe kryetarit të PD, Lulzim Bashës. Bellanica akuzon Bashën për vjedhje të videos me kohëgjatësi, siç deklaron ai, 45 minuta, ku vetëm dy minuta, çdoherë sipas tij, janë transmetuar nga BBC-ja. 

Të fundit