Flash News

E-TJERA

Çalamani mbahet në izolim/ Familja e Mateos proteston në paraburgimin e Vlorës

Çalamani mbahet në izolim/ Familja e Mateos proteston në

Ngjarja e 16 Nëntorit, ku Klodian Çalamani rrëmbeu, vra dhe më pas groposi vogëlushin 8-vjeçar Mateo Vasia, tronditi jo vetëm qytetin e Fierit, por të gjithë opinionin publik.  

Pasi mësynë në Gjykatën e Fierit, për të kërkuar drejtësi për Mateon e vogël, familjarët po protestojnë në ambientet e paraburgimit të Vlorës, atje ku Çalamani po mbahet në izolim.

Pasditen e 16 Nëntorit, Mateo Vasia u nxor i pajetë në oborrin e Klodian Çalamanit. Nëna e tij kishte denoncuar fillimisht në polici, pasi 8-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi.

Policia kreu kontrolle në fshatin Greçall të Fierit dhe në oborrin e banesës së Çalamanit, gjeti të mbuluar me baltë trupin e pajetë të Mateos. Sipas dëshmisë së autorit, Çalamani e kishte goditur vogëlushin me kazmë në kokë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Familjarët janë duke nënshkruar një peticion ku kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.

Të fundit