Flash News

E-TJERA

“Alarm akustik 30 minuta përpara”/ Ç’po ndodh në Mirditë, bashkia del me njoftim për banorët: Tregohuni vigjilentë

“Alarm akustik 30 minuta përpara”/ Ç’po ndodh

Bashkia e Mirditës u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë në orët në vijim për shkak se sonte do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit”.

Sipas njoftimit të kompanisë "AYEN AS ENERGJI" SHA, shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës "Ura e Fanit" do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat.

Njoftimi i bashkis: 

Nisur nga njoftimi "AYEN AS ENERGJI" SHA, ju informojmë se:

-Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës "Ura e Fanit" me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë.

Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës "Ura e Fanit" do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat.

Nga shoqëria "AYEN AS ENERGY" do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit.

Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë, bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë.

 
 

 

Të fundit