Flash News

E-TJERA

Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!

Alarm në bregdet/ E moshuara nga Kosova rrezikon mbytjen!
Një pushuese e moshuar nga Kosova ka rrezikuar të mbytet teksa po lahej në det, por është shpëtuar në kohë nga ekipi i sigurisë,  në plazhin e Shëngjinit. 

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit, pranë bizneseve të Ervis Pjetrushit dhe Armando Markut.

Vrojtuesit e detit kanë konstatuar gruan në vështirësi dhe janë futur menjëherë në ujë, duke arritur ta nxjerrin në breg dhe t’i japin ndihmën e parë.

Më pas, e moshuara është transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës për kujdes të mëtejshëm mjekësor dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit