Flash News

E-TJERA

Alarm për eksploziv në Tiranë, policia konstaton një valixhe të braktisur

Alarm për eksploziv në Tiranë, policia konstaton një valixhe
Foto ilustruese

Alarmi për eksploziv në Tiranë.

Një valixhe e lënë te shkallët e një dyqani në rrugën “Sulejman Delvina” ka alarmuar policinë e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë.

Po ashtu, është bërë njoftimi i forcat xheniere të cilët pritet të bëjnë shpërthimin e kontrolluar, pasi dyshohet se në valixhe mund të ketë eksploziv.

“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia paraprakisht.

 

Të fundit