Flash News

E-TJERA

Alarm për bombë pranë burgut të Burrelit

Alarm për bombë pranë burgut të Burrelit

Një alarm për bombë është dhënë pranë burgut të  Burrelit.

Një pako është konstatuar dhe dyshohet se ka lëndë plasëse artizanale.

Mat/Informacion paraprak

Në lulishten e  lagjes "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit