Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Alarm për shfaqjen e zgjebes në Pogradec: Mbi 10 raste të dyshuara në shkolla
Një sëmundje ngjitëse e zgjebes ka alarmuar qytetin e Pogradecit, ku 3 nga 4 fëmijë që marrin kujdes në një konvikt kanë rezultuar pozitivë.
Lajmi është konfirmuar nga përgjegjësi i konviktit, Emiliano Kuqo, i cili tha se fëmijët janë vendosur në karantinë, dhe pritet dezinfektimi i ambienteve.
“Këtë vit u shfaq sërish sëmundja, të cilën e zbuloi qendra shëndetësore e shkollave ku qëndrojnë fëmijët.
Pas zbulimit, ata u dërguan për trajtim mjekësor, dhe kemi kryer dezinfektimin e hapësirave tona,” tha Kuqo për Euronews Albania.
Sipas komunikimeve me mjekët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Pogradec, janë të dyshuara mbi 10 raste të reja të zgjebes.
Kontrolli i plotë në shkolla po vazhdon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, e cila shpërndahet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.