Flash News

E-TJERA

Alarmet për sulme terroriste, shtyhet pa afat Samiti i Iranit të Lirë në Durrës

Alarmet për sulme terroriste, shtyhet pa afat Samiti i Iranit të

Shtyhet pa afat Samiti i Iranit të Lirë i parashikuar për t’u mbajtur në Manëz të Durrësit në datat 23 dhe 24 korrik.

Sipas një njoftimi nga kampi i MEK samiti do të shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime e komplote terroriste.

‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.’- thuhet në njoftimin e sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. 

Mbrëmë, ishte ambasada Amerikanë në Tiranë ajo e cila ngriti alarmin se kishte dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë, i parashikuar të mbahej më 23 dhe 24 korrik në Durrës, ndaj ky event është vendosur të shtyhet.

Të fundit