Flash News

E-TJERA

Alarmi i ambientalistit për Tiranën: Do të bëhet qytet i pajtueshëm, ndotja në nivel të frikshëm

Alarmi i ambientalistit për Tiranën: Do të bëhet qytet i

Ambientalisti Lavdrosh Ferruni ka ngritur alarmin se ndotja në Tiranë është në nivele alarmante.

Duke folur në Syrit tv, ai thekson se të gjithë elementët kimik që po qëndrojnë në ajër janë kërcënuese për shëndetin e njerëzve, ndaj dhe në një të afërme Tirana do të jetë një qytet i pajetueshëm.

"Ndotja e Tiranës është një shqetësim për qytetarët dhe padyshim që është e konfirmuar tani që ajri në kryeqytet është i ndotur dhe kjo sjell probleme të theksuar në shëndetin e njeriu.

Të gjithë parametrat në Tiranë tregojnë që ajri është në një nivel të frikshëm ndotje dhe të gjitha elementët kimik që po qëndrojnë në ajër janë kërcënuese për shëndetin e njerëzve.

Parametri kryesor i i PM 2.5 është një target i OBSH, është obligativ dhe jo i detyrueshëm dhe ajo që duhet marrë në konsideratë tamam është mesatarja ditore dhe ajo vjetorja. Gjithmonë operohet me mesatare dhe ne jemi shumë herë më lart se mesatarja.

Arsyeja kryesore që gjeneron mbi të tjerat është dendësia e madhe që ka Tiranë për banorë në km2. Intensiteti i ndërtimeve po vazhdon me ritme të larta edhe sepse grimcat që lëshohen në ajër nga ky komponent po vazhdon të ritet. Ky fakt i bashkuar dhe me ndotjen e madhe që sjellin makinat krijojnë këtë situatë të rëndë në kryeqytetin tonë dhe do ta konsideroja të pabanueshme në një kohë të afërt", tha ambientalisti.

 

Të fundit