Flash News

E-TJERA

Alarmi i inxhinerit pas zjarrit tek kompleksi pranë QSUT: Fasadat ndërtohen me materiale jashtë standardit

Alarmi i inxhinerit pas zjarrit tek kompleksi pranë QSUT: Fasadat

Inxhinieri i njohur, Romeo Nazarko ngriti shqetësimin se ku fasadat në vendin tonë nuk ndërtohen e materiale të standardeve bashkëkohore.
Duke iu referuar ngjarjes së sotme, ku kompleksi pranë farmacisë nr.10 në Tiranë u përfshi nga një zjarr masiv, pasditen e sotme, Nazarko tha në”Studio 24” se kjo situatë ishte paralajmëruar në 2024, kur një tjetër pallat në zonën e ish-Parkut u dogj i tëri.

“Në vitin 2024, kur u dogj një pallat në zonën e ish parkut, një grup inxhinierësh  i kanë kërkuar parlamentit, miratimin e ngritjes së urdhrit të inxhinierit. Në shkresë evidentohej se djegia e fasadave ka ndodhur si pasojë e materialeve jashtë standardet. Zjarret e ndodhura së fundmi, kanë si shkak materialet që vijnë nga të gjitha drejtimet në territorin shqiptar.

Në vendet e BE, bëjnë prova pas vendosjes së fasadës, para se të bëhen të banueshme, nëse janë rezistente ndaj zjarreve”, tha inxhinieri Romeo Nazarko. 

 

Të fundit