Flash News

E-TJERA

Alarmi për dr*gën në formë çamçakëzi në shkolla, reagon policia: Kemi nisur verifikimet

Alarmi për dr*gën në formë çamçakëzi

Policia e Tiranës ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online se në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa nxënës.

Në lidhje me lajmin e publikuar ditën e sotme, policia njofton se janë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

"Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar", njofton policia. 

Të fundit