Flash News

E-TJERA

Alarmi për salsiçet ‘Wudy’, mjeku: Bakteri shkakton dhimbje të forta barku

Alarmi për salsiçet ‘Wudy’, mjeku: Bakteri shkakton

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bëri sot thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë produktet ‘Wudy’ sepse pas analizave laboratorike të kryera në Itali rezulton se këto produkte përmbanin një bakter patogjen që përbën rrezik me ndikim serioz në shëndet.

Në këto kushte është kërkuar tërheqja e produkteve nga supermarketet dhe rikthimi i tyre për ata që i kanë blerë.

Mjeku infeksionist Gent Stroni shpjegoi për Top Channel se ky bakter prek traktin tretës duke shfaqur shenja si dhimbje te forta barku, te vjella dhe temperature.

“Listeria monocytogenes, janë disa tipe listeriesh por kjo është më e përhapura dhe problematikja për shëndetin e njeriut. Jep problematika në traktin tretës, në pjesën e sipërme të zorrëve dhe ndër shenja kryesore ka krampe të forta muskulare pra dhimbje barku, diarre të shpeshte të ujshme dhe mund të japi të vjella të shumta të shoqëruara dhe me temperaturë.

Listeria ka jetëgjatësi në produktet që ruhen në frigorifer, zakonisht mund të jenë produktet e bulmetit por dhe sallamrat, kremvice dhe qëndron deri në temperaturë -3 gradë prandaj është rezistente në pjesën e frigoriferit.

Në rast se produktet që konsumohen do ishin të gatuara mirë, atëherë nuk kemi probleme shumë të madh se nëse kalon në temperatura të larta shkatërrohet”- shprehet mjeku Gent Stroni.

 

 

 

Të fundit