Flash News

E-TJERA

Albano Zhapaj merr pjesë në primaret e Fierit: Ika si emigrant dhe u riktheva të kontribuoj në vendin tim

Albano Zhapaj merr pjesë në primaret e Fierit: Ika si emigrant dhe u

Albano Zhapaj, eksperti i arsimit, ka prezantuar sot kandidurën për primaret e PD-së për Bashkinë e Fierit. Në një deklaratë nga selia blu, Zhapaj tregoi për veten dhe karrierën e tij.

“Ndjeva se duhet të isha pjesë e kësaj gare për qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve përkon me filozofinë time të punës dhe jetës, ku betejat për demokraci bëhen nga kandidatë të dalë nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidatë të emëruar, siç jemi mësuar të shikojmë në këto 10 vitet e fundit.

Unë quhem Albano Zhapaj, pedagog në universitet, ish emigrant ekonomik në Itali nga viti 1992 e deri në vitin 2007, vit kur vendosa vullnetarisht të kthehem dhe të kontribuoj në vendin tim, mbasi u shkollova në Univerisitetin e Padova, në profilin Psikologji-Pedagogji me rezultate ekselente. 

Karrierën time si pedagog e kam filluar në Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, për ta vijuar më tej në vendin tim, si në: Universitetin e Tiranës, ku veç pedagog kam mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Kurrikulave të këtij institucioni, në Universitetin e Durrësit, të Elbasanit, si dhe institucione të tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për tetë vjet kam punuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në detyra të rëndësishme”, tha Zhapaj.

Ky i fundit nënvizoi rëndësinë e lirisë dhe moscënimin e saj nga pushtetarët. Teksa evidentoi disa nga problematikat e Fierit, ai theksoi se pushteti vendor duhet të bazohet te llogaridhënia.

“Unë besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, janë vlera të patjetërsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta për të qenë i lirë, e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin, e drejta për të ndërtuar jetën dhe lumturinë në tokën ku ke lindur, janë të drejta të dhuruara nga Zoti, nga askush tjetër. Asnjë qeveri apo qeveritar nuk ka të drejtë t'i prekë, t'i cënojë, t’i heqë apo tjetërsojë ato, as sot e as kurrë.

Nisur nga këto premisa, vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg.  

Modeli i një pushteti vendor që kam në mendje është ai model ku qytetari i kërkon llogari pushteti vendor dhe jo e kundërta, ku qytetari të jetë pjesë aktive e jetës dhe vendimmarrjes së qytetit, dhe jo vuajtës i vendimmarrjeve të këqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtypëse...", deklaroi ndër të tjera Zhapaj.

 

 

Të fundit