
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Albanologia kineze anëtare e ASH, Fuga: Ka kontribut të shquar, por janë harruar pesë parime
Akademiku Artan Fuga njofton se Asambleja e Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë, pranoi si anëtare nderi të saj albanologen kineze Ke Jing.
Në një postim në Facebook, Fuga shkruan se albanologia kineze ka një kontribut të shquar, por nuk heziton të shpalosë për të edhe kritikat.
REAGIMI I FUGES
Dje në datën 16 nëntor 2023,
Asambleja e Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë, pranoi si anëtare nderi të saj albanologen kineze Ke Jing Dhe mirë bëri!
Albanologia kineze ka një kontribut të shquar, sikurse e paraqiti në fjalën e saj inagurale të pranimit përpara akademikëve shqiptarë, si edhe gjuhëtarëve të tjerë të pranishëm, sidomos në përpjekjen madhore të saj për hartimin e fjalorit shqip – kinezisht.
Duke drejtuar për një kohë katedrën përkatëse në Universitetin e gjuhëve të huaja të Pekinit, dukej qartë se zonja jo vetëm shprehte një dashamirësi të admirueshme për gjuhën, kulturën, historinë, antropologjinë mbi identitetin kombëtar shqiptar, por edhe kishte dhënë edhe kontribute personale madhore për të bërë të njohur gjuhën dhe letërsinë shqipe në kulturën e një vendi të madh, me tradita kulturore të pasura sikurse është Kina.
Aq më tepër që si edhe më pas ajo drejton projekte të mbështetur nga shteti kinez që kanë të bëjnë me ura komunikimi dhe bashkëpunimi midis universeve linguistike dhe kulturore midis dy vendeve. Me një shqipe për t’u pasur zili ajo paraqiti në leksionin e saj një sërë konceptesh dhe parimesh metodologjike shumë të rëndësishme që lidhen me strategjinë e hartimit të fjalorit duke dhënë shpresa se vërtet do të kemi një vepër të rëndësishme që i bën nder shqipes, sikurse nderon edhe profesoreshën Ke JING, ekipin e saj, si edhe katedrën përkatëse në Universitetin e gjuhëve të huaja të Pekinit.
+++
Thënë të gjitha këto me sinqeritet dhe dorë në zemër, dëshiroj edhe të formuloj një kritikë për një nga piket e rëndësishme që u shtjelluan në leksionin magjistral të saj.
Sipas saj, atje në katedrën në universitetin ku ajo punon, kishin vendosur që fjalën e rëndësishme “web” t’a shkruanin në shqip “ueb”. Argumenti i kolegëve kinezë, sikurse e paraqiti zonja JING, ishte se shqipja nuk ka 37 germa, por 36, pra germa “w” nuk bën pjesë në alfabetin shqip. Për rrjedhojë fjala e përmendur duhet shkruar me “u”.
Me këtë arsyetim dhe përfundim nuk jam fare dakord dhe i një mendjeje me të.
Nuk do ja vlente të diskutonim për një germë në një fjalë. Por, problemi është shumë më serioz sesa duket. Sepse nuk është vetëm një fjalë, pra vetëm “web” që hap debat, por një sërë fjalësh të tjera të përveçme në epokën e shkrimit on line.
Shkrimi on linë, sidomos nga mënyra e funksionimit të platformave dixhitale, nuk është njësoj sikur të shkruhet në pllaka guri, në papiruse, në shtypshkronjat e Gutenbergut, apo në shekullin e 19-të. Filozofia e shkrimit të shqipes nuk mund të mbetet në skema tradicionale që sigurisht nuk mund të hidhen poshtë, por edhe nuk janë kanune të palëvizshme që nuk i përshtaten kohës. Mbi të gjitha kemi të bëjmë me marrëdhënien e teksteve shqipe me universin dixhital të të shkruarit on line, i cili do të ketë në dekadat e ardhëshme, sigurisht, horizonte të reja përpara tij. Shkrimi on line ka rregullat, semantikën, semiotikën e vet, dhe çdo qëndrim i ngurtë përpara tyre sjell pasoja që nuk besoj se do të ishin të suksesshme.
Nga pikëpamja ime do të sugjeroja që për fjalorin që vendos korrespondencat e fjalëve midis shqipes dhe gjuhës kineze, sesi do të shkruhen fjalët e reja në shqip, çfarë forme do të marrë leksiku i shqipes në kodet e shkruara, këtë do ta vendosin institucionet e Shqipërisë, Kosovës. Janë gjuhëtarët shqiptarë që do të marrin vendime, të konsultuara gjerësisht, të krahasuara me gjuhë të tjera, sipas nevojave të kulturës shqiptare, që u takon vendimi për mënyrën e shkrimit të fjalëve të reja të integruara në gjuhën shqipe. Madje nuk i takon vetëm Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës ekskluziviteti i marrjes së vendimeve. Janë edhe katedrat e gjuhës, letërsisë, informatikës, komunikimit në universitetet shqiptare, ku veçoj ato të Universitetit të Tiranës që u takon të marrin një vendim. Askush nga albanologët e nderuar të huaj të mos nxitohen në këtë fushë, por ose të konsultohen, ose të presin vendimet tona. Do të ishte kësisoj e tepërt për shembull që në hartimin e fjalorëve dygjuhësh gjuhëtarë apo dijetarë kosovarë ose të Shqipërisë të vendosnin si do të shkruhej një fjalë në arabisht, japonisht, apo greqisht. Për rrjedhojë edhe në gjuhën kineze.
Është e padiskutueshme që shqipja ka 36 germa në alfabetin e saj dhe nuk ka asnjë arsye që të shtojë germa të tjera. Unë jam dakord me profesoreshën JING për sa më sipër. Por, aty ku unë nuk jam dakord me të është që prej këtej fjalën “web” ta shkruajmë si “ueb. Më poshtë po shtjelloj argumentet e mia.
Nuk kuptoj për shembull se përse kolegia ka zgjedhur të propozojë të shkruhet si “ueb” dhe jo si “veb” fjala “web”. Por, e anashkalojmë këtë detaj pa rëndësi.
Është po aq e ditur që në historinë e të shkruarit shqip fjalët e huaja janë shkruar sipas parimit të shqiptimit, pra shkruhen si shqiptohen, me germa shqipe. Ta zëmë fjala “republic” apo në format e tjera të shkruara që ka marrë në botë, shkruhet “republikë”. Pra sipas parimeve fonetike dhe alfabetike shqipe. Kështu edhe me pafund fjalë të tjera.
Mirëpo ajo që është e vërtetë për këto forma të asimilimit të fjalëve të huaja në shqipen e shkruar apo të folur, nuk mund të zbatohet kaq lehtësisht kur është fjala për fjalë të përveçme që kanë të bëjnë sidomos me strategjitë shumë të rëndësishme të shkrimit on line. Kanë të bëjnë:
Së pari me fjalë kyçe të përveçme që lidhen me përdorimin e motorëve të kërkimit on line, si edhe me përdorimin e chatbot-ëve, si edhe mbledhësve automatikë të biga datave linguistike në web.
Së dyti me referencimin e teksteve të shkruara në shqip kur është fjala për të ndërtuar hierarkinë e informacionit dhe të ndërtimit të listës organike të rezultateve të kërkimit.
Së treti kur është fjala për ndërtimin e bibliografive në web, në punime shkencore etj.
Ka një dallim të madh i shkruari on line nga të shkruarit në letër. Këto dallime duhen mbajtur mirë parasysh. Ka shumë syresh.
Nuk janë pak. Mbi të gjitha shkrimi on line është i bazuar në hipertekstin, pra pak a shume, pa u zgjatur, ka ndërtuar një univers të ri të të shkruarit, së paku midis gjuhëve me bazë alfabetin latin, kryesisht të botës perëndimore, veçanërisht të gjuhëve kombëtare të Evropës Perëndimore, madje më gjerë në kontinentin tonë, me të cilin i shkruari i teksteve on line, të dixhitalizuara, në shqip komunikon.
Tekstet e shkruara në shqip në matricën e të shkruarit on line ndodhen në një botë të hipertekstit që në përmbajtje, në disa drejtime, i kalon dasitë kombëtare. Në shumë drejtime tekstet si hiper-tekste, si ndër-tekste, etj, krijojnë një univers përtej – kombëtar.
Si do ta shkruaj në shqip ta zëmë në një referencë në web simbolin e url WWW… etj.? Do ta shkruaj : UUU…? Ku do të më çojë ky puritanizëm i të shkruarit të një teksti shqip në këtë mënyrë? Cila strategji e ndërtimit të linqeve do të ma pranonte këtë lloj të shkruari nëse do të doja që teksti im i shkruar në shqip të klikohej për të qarkulluar në botën e ndër-tekstit dixhital? Ata që komunikojnë shqip në universitetin on line e kuptojnë se kjo do të krijonte probleme të rënda komunikimi, referencimit, listimi, etj.
Si do të arsyetoj ta zëmë kur të shkruaj “facebook”? Do të them se meqë “oo” në shqip jep “u”, atëherë fjalën “facebook” do ta shkruaj “fejsbuuk”? Le ta vendos në motor kërkimi “fejsbuk” dhe të shohim nëse do të futem dot në këtë platformë!
I njëjti problem do të krijohej edhe në se do të shkruaja tekste shqip ku në vend të emrit të madh ta zëmë Maks Weber, të shkruaja Maks Ueber! (Shqipja nuk ka as germë “ks”). Në vend të emrit të madh Witgenstein të shkruaja Uitgeinstein!!!Cili motor kërkimi do të ma referenconte si duhet?
Imagjinojmë se çfarë pasojash do të mund të kishte financiarisht kjo logjikë në botën e marketingut dhe të reklamës!!!
Unë jam dakord për atë që shqipes nuk ka nevojë hëpërhë t’i shtohet ndonjë germë, apo t’i hiqet ndonjë e tillë. As të shkruaj në shqip ta zëmë “@” se do të ishte ekzagjerim! Por, edhe ky opsion i shtimit të ndonjë germe mbase nga brezat e ardhshëm nuk përjashtohet. Germat nuk janë ikona të shenjta, por kode komunikimi që evoluojnë. Ndërkaq, nëse bëhemi të ngurtë, rrezikojmë një pastërti të rrezikshme izoluese.
Kur në një tekst shqip përdor edhe germa si ö, ü, w, etj., kjo nuk do të thotë aspak që shtoj germave të alfabetit shqip germa të tjera. Larg meje ky pretendim. Por, nëse përdor pa fund fjalë me origjinë të huaj, kur është nevoja, për efekt të shkrimit on line, si edhe për efekt të respektimit të hipertekstit dhe ndërtekstit, jam i detyruar të përdor ndonjë germë të huaj. Nisur këtej, le të them si shqiptarët e kanë bërë tashmë këtë zgjedhje në praktikë. Mendon dikush se norma mund t’i kundërvihet tashmë praktikës të suksesshme tridhjetëvjeçare?
Si do ta shkruante emrin e përveçëm një kinez kur në gjuhën e tij të bukur dhe të pasur, desha të them të mrekullueshme, do të donte të shkruante ta zëmë Max Weber?
+++
Ky debat me zonjën JING që unë besoj se ajo do ta mirëkuptojë me dashamirësinë e etikës në shkencë, me bën të përsëris disa parime që Akademia e Shkencave në Shqipëri deri tani nuk ka dashur as t’i dëgjojë.
E para për hartimin e fjalorit në shqip ka nevojë të debatohet thellë, gjerë, gjatë, një platformë në planin epistemologjik, semantik, semiotik. Pastaj të hidhemi te fjalët.
Së dyti, fjalori nuk është çështje ekskluzive gjuhëtarësh, por e ekipeve ndërdisiplinore, politologë, informaticienë, semiologë, filozofë, lëvrues të shkencave mbi letrat, programues, etj.. Unë militoj për një albanologji të re ndërdisiplinore.
Së treti, i shkruari on line ka specifika shumë të rëndësishme dhe atje nuk mund të vihet me horizontet e ngushta të të shkruarit sipas kulturës së Gutenbergut.
Së katërti, ne nuk mund të krijojmë një “ueb”, një “fejsbuuuk” vetëm për Shqipërinë. Atë që një vend i madh mund ta bëjë, për ne do të ishte izoluese dhe shkatërruese. Do të izoloheshim. Kultura shqiptare gjallon sot në një botë të hapur dhe përfiton nga kjo hapje.
Së pesti, Akademia e Shkencave ka nevojë t’i ikë përqasjeve thejsht ceremoniale, dhe të bëhet një vend debati shkencor, sipas parimeve të shkencës, edhe kur është rasti fatlum të presë në gjirin e saj albanologë klasi si zonja JING.
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51