Flash News

E-TJERA

Albin Kurti nga Kuvendi i Shqipërisë: Hapësira jonë, kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt

Albin Kurti nga Kuvendi i Shqipërisë: Hapësira jonë, kultura

Në seancën e përbashkët plenare mes ligjvënësve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, në fjalën e tij, Albin Kurti, bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’i pranojnë kritikat njëri tjetrit.

Kurti theksoi se kjo e sotmja nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste, por edhe një ditë reflektimi.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

“Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës. E di që nuk ua kemi rikthyer besimin në drejtësinë dhe demokracinë e vendeve tona, por ju garantoj se këtë betejë do ta fitojmë deri në fund. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”.

Të fundit