Flash News

E-TJERA

Albtelecom drejt shitjes, kompanitë që kanë shprehur interes

Albtelecom drejt shitjes, kompanitë që kanë shprehur interes

Aksionerët e operatorit e shërbimit telefonik shqiptar Albtelecom po diskutojnë për shitjen e kompanisë, sipas informacionit të marrë nga Mergermarket dhe Monitor.

Kështu thotë "Telecompaper", ndërsa bën me dije se aksionerët kanë kontraktuar kompaninë konsulente EY për procesin e shitjes, i cili është ende në një fazë të hershme dhe nuk ka afat për përfundimin.

Dy kompani deri më tani kanë shprehur interes në blerjen e Albtelecom, njëra prej të cilave është kompania hungareze e shërbimeve TIK 4iG.

Të fundit