Flash News

E-TJERA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sekuestron e tenderit 22 mln euro për teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sekuestron e tenderit 22 mln

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kërkesë në SPAK ku kërkon vendosjen e masës së sekuestros mbi tenderin 22 milionë euro për ndërtimin e teatrit.

Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar nga SPAK se gjithë kjo procedurë është e paligjshme dhe rëndon xhepat e qytetarëve të Tiranës.

“Është një tender i zhvilluar për teatrin e ri në tetor të vitit 2022. Sot ky tender kap vlerën e 22 milionë eurove dhe në asnjë moment, ne as edhe publiku nuk ka informacion, qoftë nga pikëpamja teknike se deri në çfarë faze punimesh të teatrit kombëtar do të përballojë vlera 22 milonë dhe kush është vlera tjetër e përfundimit, gjoja të punimeve të teatrit. Se siç e kemi deklaruar dhe koha na ka thënë të drejtë aty nuk do të ketë teatër. Aty do të ketë një qendër multifunksionale e cila do jete thjesht një qendër tregtare. Pra në asnjë moment nuk do të ketë një teatër  të mirëfilltë për Tiranën dhe fatkeqësisht Tirana pas 5 viteve është i vetmi kryeqytet në botë pa një teatër. Ndërkohë për ta lehtësuar sadopak punën e SPAK dhe të Olsi Dados dhe Altin Dumanit, kemi bërë një rezyme të qartë se si tenderi megjithëse u “fitua” në mënyrë korruptive pasi tenderi në informacionet që ne kemi brenda bashkisë së Tiranës është përfituar pra në mënyrë korruptive nga shoqëria Agikons”, deklaroi Kalaja.

Të fundit