Flash News

E-TJERA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Protestojmë të premten para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Protestojmë të premten para

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në protestën e ditës së premte përpara bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të fundit për korrupsion.

Protesta do të nisë në orën 11:00 për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ju ftojmë të na bashkoheni ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, nga ku do kërkojmë:

- DORËHEQJEN e Kryetarit ilegjitim të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Bashkë i'a dalim.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

Shpërndajeni sa më shumë”, thuhet në njoftim.

Të fundit