E-TJERA

Aleanca për Teatrin depoziton në Gjykatën e Posaçme ankesë ndaj SPAK për mosfillimin e hetimeve

Aleanca për Teatrin depoziton në Gjykatën e Posaçme

Aleanca për Teatrin depozitoi dy kërkesa ankimore ndaj SPAK në Gjykatën e Posaçme, për të nisur hetimet për dy paditë e tyre ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti dhe prokurorit Sotir Kllapi.

Në një intervistë për mediet, avokatja e Aleancës për Teatrin Adriana Kalaja tha se vendimi i SPAK-ut është një vendim antiligjor, që bien ndesh me dispozitat ligjore.

“Ne ketë vendim mosfillimi të marrë nga prokurorja e SPAK e quajmë antiligjor, të pabazuar në prova e ligj për faktin se thuhet se nuk ka asnjë veprim konkret që ministrja Margariti të ketë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë argument të paligjshëm të prokurores e kemi argumentuar sepse neni i shpërdorimit të detyrës parashikon qartazi që veprime penale konsiderohen të gjitha ato që kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e një zyrtari të caktuar.

Nëse prokurorja e SPAK ka konkluduar që nuk kemi veprime aktive për pengimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne i kemi drejtuar një pyetje gjykatës së shkallës së parë ku i themi: Kush janë mosveprimet e kësaj ministreje, e cila nuk ka vënë në lëvizje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese? Sipas ligjit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese fillon ekzekutimin nga momenti që hyn në fuqi që lidhet me publikimin  në Fletoren Zyrtare. Ky vendim i SPAK është i cënueshëm, bie totalisht me dispozitat ligjore sepse në një krah SPAK ka pushuar vendimin në lidhje me ministren Margariti, nga krahu tjetër për punonjësit e policisë "Illyrian Guard" ka kaluar kompetencat në prokurorinë e Tiranës,” deklaroi Kalaja.

Të fundit