Flash News

E-TJERA

Alfred Lela: Basha buzë greminës, të japë dorëheqjen. Berisha faktor i pamohueshëm i spektrit politik

Alfred Lela: Basha buzë greminës, të japë dorëheqjen.

Gazetari dhe drejtori i ‘Politiko.al’, Alfred Lela ka komentuar zgjedhjet e pjesshme të mbajtura dy ditë më parë në 6 bashki të vendit.

Në një intervistë me Skype në Syri Tv, Lela theksoi se pas humbjes në këto zgjedhje, Lulzim Basha dhe grupimi i tij janë në buzë të greminës, duke shtuar se kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen.

“Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Ai duhet që të reflektojë, sepse është i pari përballë një krize të rëndë politike dhe degjenerimi të situatës. Basha duket përballë një moszgjidhjeje. Basha e sheh se është në buzë të greminës e njerëzit sigurisht që nuk duan të shkojnë drejt greminës.

Basha e mori PD-në si kokrra e mollës e së paku ta dorëzojë në mënyrë normale siç e la e mos ta katandisi si mos më keq. Deklarata e Lulzim Bashës është e turpshme, relativizoji gjërat.  

Basha del e kacavirret me duar e këmbë pas karriges të kryetarit të bashkisë. Sali Berisha dëshmoi fuqinë e vet politike. Berisha me sigël të partisë së re të tij arriti të dalë në vend të dytë, ai është dhe njëherë faktor i pamohueshëm i spektrit politik në vend”, deklaroi Lela.

 

Të fundit