Flash News

E-TJERA

Alfred Lela: Beteja në PD nuk zgjidhet më 5 janar, ‘atëvrasjet’ politike janë të gjata

Alfred Lela: Beteja në PD nuk zgjidhet më 5 janar,

‘Beteja’ brenda Partisë Demokratike e mbylli vitin 2021 pa e gjetur një zgjidhje ose pa triumfuar një fitues.

Për gazetarin Alfred Lela “edhe 2022 do të jetë në shenjën e konfliktit”. I ftuar në A2 CNN, Lela u shpreh se paqja e vendosur në Kuvendin e korrikut, u hodh poshtë në muajt e fundit kur dukshëm, u pa se Berisha dhe Basha shkojnë në një linjë të kundërt me njëri-tjetrin.

“Ishte konflikt i paparashikueshëm, të paktën nga analizat e bëra. Kuvendi i korrikut, ishte i gjithi në shenjën e paqes, Berisha dhe Basha ishin të buzëqeshur, në dukje të dakordësuar dhe në kontroll të gjithë koreve brenda Partisë Demokratike, që pas pak muajve u treguan se shkonin përkundër njëritjetrit, dhe do vazhdojnë të jenë”, tha Alfred Lela.

Ultimatumi i 5 Janarit, i vendosur nga Sali Berisha kundrejt Bashës, që ky i fundit të lirojë selinë, për gazetarin nuk është zgjidhja që mund t’i serviret palëve.   

“Nuk besoj se gjithçka do të zgjidhet më 5 janar, ashtu si nuk mendoja se do të zgjidhej më 11 ose më 18 dhjetor, apo në stacione të tjera politike që janë aq afër me njëra-tjetrën që e bëjnë të pamundur zgjidhjen”, u shpreh gazetari.

Lela shton se konflikti do të ketë një rrugë të gjatë edhe pas vendimit të gjykatave, sidomos në situata si kjo e PD-së, kur bëhet fjalë për atëvrasje.

“Vrasjet politike, nuk ndodhin si ato të kronikës. Ato janë më të gjata, shtrihen në kohë. Kjo po ndodhe dhe me atëvrasjen në PD. Nëse konflikti bëhet fizik, për të cilin unë nuk shoh premisat për shumë arsyeje, konflikti do të zgjas edhe pas verdiktit të gjykatave për statutet. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe, njëra hamendëson anëtarësi të shumta, tjetra thotë se kam vulën, strukturën, bravat e kështu me radhë”, tha gazetari.

Të fundit