Flash News

E-TJERA

Alfred Lela: Në 2022 do qarkullojnë dy PD, Berisha mjeti më i përshtatshëm për të hequr Bashën nga 'stacioni'

Alfred Lela: Në 2022 do qarkullojnë dy PD, Berisha mjeti më i

Gazetari dhe analisti Alfred Lela ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ndërsa sot u mbajt protesta e parë e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha që pas tensioneve brenda PD.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, Lela e ka cilësuar lëvizjen e Berishës si alternativën më të mirë për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga 'stacioni i ngulitur', por këtë sipas tij duhet ta vendosin vetë demokratët.

Po ashtu, Lela thekson se në vitin 2022, pritet të qarkullojnë për disa kohë dy PD, njëra me siglën e vjetër (e Berishës) dhe tjetra me siglën aktuale (Bashës).

Pjesë nga intervista:

A duhet të jemi naivë që ta besojmë Berishën?

Jemi të detyruar kur alternativat janë pak.

Pse mos të zgjojmë alternativa të reja? Janë te ezauruara...

Sepse të reja kanë qëlluar kaq zhgënjyese sa të vjetra dhe në çastin e fundit kanë bërë pakte me të vjetrit.

Do vazhdojmë të jemi peng i së shkuarës ? A ka mundësi për t’i besuar Berishës?

Për të hequr Bashën nga stacioni, populli demokrat shikon Berishën si mjetin më të përshtatshëm. Nuk sheh aktor tjetër që heq Bashën nga ai stacion të ngulitur. Duhet zgjidhur bluja, më pas grija. Berisha do mundohet të grumbullojë blunë dhe më pas është i dënuar me mesazhin për grinë.

A mos duhet ta besojmë Bashën pa Berishën, ndoshta ka qenë i trysnuar?

Alternativë është edhe kjo, por nuk e vendosim ne në studio. Është mundësi, por i duhet lënë demokratëve. Të dy ne jemi te grija. Kur të dalë si Berisha e Basha nga bluja le të përpunojmë mesazhet tona.

A po luhet pisët mbi kurrizin e demokratëve?

Operacionet politike e kanë këtë. Ka goditje nën brez, dëme anësore, njerëz që u krijohen iluzione se cfarë po ndodh, por në finale për mua është më mirë që po ndodh ky proces se  fjetina e repartit të madh që nisej e nuk shkonte në asnjë luftë sic ishte shndërruar PD deri tani.

Ekipi i Berishës ka figura të konsumuara politikisht, pas Bashës është brez i ri politik. A duhet të besojmë më shumë te brezi i ri se mund ta skarcojnë Bashën...

Në pushtet nuk i kemi provuar pasuesit e Bashës, por 8 vjet i kemi patur vërdallë.

A mund të mos kemi një PD në 2022?

PD do jetë në një formë a tjetër, por dilema si do jetë, do jetë duke përfaqësuar një pakicë demokrate? Ka një vetëbesim te një pjesë e madhe te opinioni, duke sikur Basha është më pak i mbushur me mbështetje. Krahasimet vijnë mes dy kuvendeve. Ky mund të jetë një rrezik. Nuk e certifikoj dot këtë, por nëse ndodh, kjo e zvogëlon PD. Por do kemi dy PD në qarkullim. PD e Berishës me siglën e vjetër dhe të Bashës me siglën e re.



 

Të fundit