Flash News

E-TJERA

Alfred Lela nis rrugëtimin e ri mediatik me "Politiko" në Top News

Alfred Lela nis rrugëtimin e ri mediatik me "Politiko" në

"Nuk do ta vendosim demokracinë, do ta shpjegojmë atë" - thotë Alfred Lela në spotin promovues të emisionit "Politiko" i cili do të nisë së shpejti në Top News.

Gazetari Lela do të nisë rrugëtimin e ri mediatik në Top Neës me emisionin "Politiko" çdo të hënë dhe të premte në orën 20:30. Emisioni do të jetë kryesisht me tematikë politike - ashtu siç mban dhe emrin - duke u bazuar në ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri.

Top Channel shkruan se me këtë lëvizje të gazetarit Lela në Top News, do të jetë risi për programacionin. Kujtojmë se Lela mbylli një sezon të suksesshëm me emisionin me të njëjtin titull në RTV Ora, për të nisur tashmë një tjetër eksperiencë në Top Media.

Alfred Lela ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në gazetarinë shqiptare dhe ka qenë një zë i fortë për çështje të rëndësishme politike dhe çështje që lidhen drejtpërdrejtë me opinionin publik.

Të fundit