Flash News

E-TJERA

Alfred Lela: Rama përdor një teknikë qeverisjeje ose propagande, si ato të Clinton dhe Blair

Alfred Lela: Rama përdor një teknikë qeverisjeje ose propagande,

“Qeveria Rama ushtron një teknikë të qeverisjes ose propagandës të përdorur nga Clinton-i në Amerikë apo Tony Blair në Britani, sipas të cilave, një qeveri është çdo dinë në zgjedhje.” Këtë deklaroi gazetari Alfred Lela i ftuar në studion e ‘Debat’ në A2 CNN.

Lela shtroi shqetësimin se opinioni publik në Shqipëri, është i ndrojtur duke reaguar dhe ngritur zërin shumë, përveçse në dy rastet siç është protesta e studentëve dhe ajo kundër armëve kimike. Sipas gazetarit, e gjithë propaganda shkon për të mbajtur nën kontroll ose për ta kënaqur opinionin publik.

“Nuk është se kemi ndonjë historik të pasur të reagimit qytetar. Opinioni publik në Shqipëri, për mijëra arsye, qoftë edhe për këtë trushpëlarjen e herë pas hershme të qeveria të ndryshme, ka qenë i ndrojtur dhe i mpakur. Kemi edhe ne rastet tona që shkëlqejnë në mungesë, është protesta e studentëve dhe e armëve kimike, si dhe protesta e rrugës Durrës-Kukës. Pavarësisht kësaj, droja e protestave dhe e pakënaqësive popullore te çdo qeveri, sado e papërgjegjshme, kjo droje ekziston. Pse bëhet i gjithë operacioni i propagandës? Bëhet për të mbajtur ose nën kontroll ose të tulatur, ose të kënaqur opinionin publik. Sado e vogël të jetë gatishmëria e opinionit publik për të ngritur krye, sërish në receptorët e qeverisë ekziston dëshira për ta mbajtur të tulatur apo nën kontroll publikun”, u shpreh Lela.

Të fundit