Flash News

E-TJERA

Alfred Lela: Simbolika e Berishës është që ai mbledh anëtarësinë, ndërsa Basha mban vulën

Alfred Lela: Simbolika e Berishës është që ai mbledh

Gazetari Alfed Lela deklaron se simbolika e ish kryeministrit Sali Berisha është që që ai arrin të mbledhë 35 mijë firma të anëtarësisë.

Sipas Lelës, i ftuar shpreh në “Noë” me Erla Mëhillin nëse kreu i PD Lulzim Basha shfrytëzon mundësinë për të ndërhyrë në statutin Partisë Demokratike, në mënyrë që të pengojë anëtarësinë e partisë për të ndjekur Sali Berishën, atëherë do të duket si një kryetar që s’ka asgjë veç partisë dhe vulës.

 “Kur Sali Berisha vjen me 4000 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, ata janë oficerë të ushtrisë së PD-së. Sali Berisha dështon sepse Sali Berisha thotë kam amerikanët dhe NATO-n. Sjell edhe 35 mijë vula të anëtarësisë. Çfarë i duhet Lulzim Bashës partia, vetëm vula?”, tha Alfred Lela.

Alfred Lela tha se në Tiranë ka 60 parti me vulë, me makinë, kryetar, një seli dhe fonde publike dhe nëse PD-ja do të përfundojë thjesht si një nga këto, nuk është shenjë e mirë për demokratët.

“Nëse Partia do të bëhet partia e 61-të, do ishim në situatën e marrëzisë”, u shpreh Alfred Lela.

Të fundit