Flash News

E-TJERA

Alfred Peza mohon dorëheqjen nga RTSH: Këtu më keni deri në 2028-ën

Alfred Peza mohon dorëheqjen nga RTSH: Këtu më keni deri në

Një ditë më parë, në media u raportua se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.

Në një reagim për “Koha Jonë”, Peza ka mohuar lajmet e dorëheqjen. Ai ka thënë se do të qëndrojë në krye të RTSH-së, deri në përfundim të mandatit.

“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028”, ka thënë Peza.

Ish-deputeti i PS u zgjodh në krye të Radio Televizionit Shqiptar në qershor të vitit që lamë pas. Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Peza është akuzuar se ka kryer një sërë shkarkimesh dhe emërimesh të padrejta.

 

Të fundit