Flash News

E-TJERA

Ali Ahmeti në protestën për UÇK-në: Kjo ditë u takon çlirimtarëve

Ali Ahmeti në protestën për UÇK-në: Kjo ditë u

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë sot në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ai e cilësoi këtë ditë si një moment për të nderuar UÇK-në dhe për të dëshmuar solidaritetin e shqiptarëve me luftëtarët e lirisë.

“Ne jemi në kërkim të drejtësisë dhe besojmë se ajo do të vendoset në vend. UÇK ka qenë një organizatë çlirimtare që ka bashkëpunuar ngushtë me NATO-n, SHBA-në dhe Bashkimin Europian. Lirinë e fituam me gjak, por çlirimin me aleatë,” deklaroi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se UÇK ka respektuar konventat ndërkombëtare të luftës dhe nuk mund të vendoset në të njëjtin nivel me agresorët.

Duke folur për atmosferën në sheshin “Skënderbej”, Ahmeti tha se protesta ka bashkuar shqiptarët nga të gjitha trevat, duke lënë mënjanë ndasitë politike. Ai refuzoi të komentojë mospjesëmarrjen e disa forcave opozitare nga Shqipëria dhe Kosova, duke theksuar se thirrja për pjesëmarrje ka qenë e hapur për të gjithë.

“Protesta nuk ka karakter partiak apo politik. Është një thirrje për drejtësi dhe dinjitet kombëtar,” përfundoi Ahmeti.

 

Të fundit