Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ali Aliu: E besueshmja – e pabesueshmja në romanin “Marrja e gjakut” të Andreas Dushit

Gjatë panairit të librit në Prishtinë, - Qershor 2022, në kallaballëkun mes stendave, një çun i ri, i gjatë dhe simpatik, duke më përshëndetur ngrohtësisht, më lëshoi në dorë një libër; ngrita kokën, po qeshte lirshëm; mu kujtua që e kisha pare në panairin e shkuar, - Tiranë 2021, gjatë prezantimit të një poete në stendën e botuesit Onufri; ishte autori i romanit “Marrja e Gjakut”, Andreas Dushi; lindur më 1999 në Shkodër; romani në fjalë botuar në vitin 2018, botuar nga Onufri 2018; gjesti, rrethanat, më tërhoqën vëmendjen dhe unë e lexova romanin “Marrja e gjakut”.
Fabula e romanit, nisur edhe nga titulli, është kanunor, por sjellë nga një perspektivë rrëfimi, e “padëgjuar” në letërsinë shqipe, - të paktën për mua: “Kur në shtëpinë e Vocit të vetëvrare, shfaqet Vilzani, vëllai i tij, një debat lind mes tij dhe djemve të të ndjerit. Sipas Vilzanit, Voci ishte edhe vrasës, edhe i vrarë, dhe prandaj familjarët e tij duhet të ndaheshin në familjarët e vrasësit dhe në ata të të vrarit. Të dytët kishin si detyrë marrjen e gjakut te të parët”.( Citat nga romani)
Voci, personazhi kryesor, pa u lënë asnjë shenjë dëshmie familjarëve të vet – gruas Leticia dhe katër, djemve, -Leka, Lulashi, Leci dhe Laloshi, për arsyet e vetëvarjes; si u vetëgjetën ata, katër djemtë, në raport me të atin, si të të përkëdhelurit e tij apo si plangprishës, nuk ishte vështirë; kështu, të parët, sipas këtij kanuni, do kërkojnë gjakun e të atit nga të dytët….
Ky është skeleti i fabulës që, besoj se e nxit kureshtjen por edhe kërkesën e lexuesit në përballje me të besueshmen dhe të pabesueshmen në art, shtruar që nga Aristoteli, i cili e nxjerr poezinë më të besueshme se historinë; tek romani “Marrja e gjakut”, faqen e pabesueshme autori i ri arrin ta shpëtojë, duke i vendosur në sfond vëllezërit biblike,- Abel, Kain…
Por ana më e rëndësishme e romanit ka të bëjë me poetikën narrative. Rrëfimin romanor me këtë rast e bartin dy shtylla: zëri i narratorit dhe zëri i rapsodit; secili në funksion drejt mbështetjes së njëri-tjetrit, ta bëjnë të besueshme fabulën e pabesueshme; zëri i parë, i narratorit, i vetëdijshëm për vështirësitë, orë e çast thërret në ndihmë edhe praninë e vëmendjes së lexuesit, i cili, pohon në heshtje, duke “tundur kokën”; në këtë poeticë narrative, autori inkuadron mori detajesh, prita, dykuptimësi, duke filluar që nga titulli i romanit, - marrja e gjakut, - marr gjak, marre,- po hanin së bashku marren me bukë (f.123) ;prani e largët e incestit, shprishje gjaku hapësirave greko-italiane, etj; ngarkesa të shumta këto që e rëndojnë kthjelltësinë e rrjedhës romanore; ngjashëm edhe me pleksjen dhe shpleksjen mes tyre, personazheve, mbase qëllimisht e mjegulluar.
Le të kthehem edhe njëherë tek e besueshmja dhe e pabesueshmja në art, që është vijë e kuqe, e kalon s’e kalon; thamë që nuk është vendimtar fakti se diç ka ndodhur apo jo në jetë, në histori, por nëse ndodh apo nuk ndodh ashtu në jetë; i besojmë apo jo rrëfimit të autorit në romanin “Marrja e gjakut”? Ndodh apo nuk ndodh në jetë ngjarja që sjell romani? Po të thoshim edhe mund të ndodhë, do ta kthenim bëmën në rastësi, në një përjashtim ligji, gjë të cilën e mirëkupton historia por jo poezia; ajo që e shpëton nga refuzimi besueshmërinë në këtë rast, është sfondi biblik që përmenda në fillim; tek romani “Marrja e gjakut”, nisma drejt shtegut kanunor, që në fillim, në ecje e sipër, natyrshëm, dhe me shkathtësi ia hap rrugën atij biblik.
Autori i ri Andreas Dushi është i talentuar; ritmi, ngjyrimi i rrëfimit të tij arrin ta mbajë vëmendjen e lexuesit; imagjinata e tij e bujshme, e tejdukshme krijon atmosferë në harmoni me përbërësit e tjerë të diskursit; gjuhë plot gjallëri kolorit, dhe, formim kulturor, letrar, që, së bashku e bëjnë fare periferik ndonjë manirë rinore për t’u dëgjuar me çdo kusht.
*Ali Aliu është studiues dhe kritik i letërsisë shqipe, veçanërisht asaj bashkohore. Autor i dhjetra librave me këtë temë e njëkohësisht, qindra artikujve të tillë, ndonëse tanimë në moshë të thyer, 88 vjeçare, për asnjë çast nuk i ka ndërprerë studimet e leximet. Mban të gjithë titujt e gradat shkencore. Ka ligjëruar në universitetet shqiptare të të gjitha qendrave kryesore albanofone të Ballkanit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38