Flash News

E-TJERA

Alibeaj pyet për incidentet në Komisariate, Avokatja e Popullit: Gjej kohën dhe dëgjo raportin

Alibeaj pyet për incidentet në Komisariate, Avokatja e Popullit: Gjej

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar këtë të martë ngjarjet dhe incidentet e rënda që kanë ndodhur javët e fundit në Komisariatet e vendit.

Pjesë e seancës në komision ka qenë edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila ka raportuar mbi situatën aktuale në komisariate.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u ndal te dy rastet e ndodhura: zjarri në Komisariatin e Kamzës ku një i ri humbi jetën, vetëvrasja e Ilvi Metës dhe vrasja e efektivit të policisë nga kolegu i tij gjatë kohës që të dy ishin në shërbim.

Duke e konsideruar një bilanc lufte, Alibeaj ka shtruar pyetjen duke iu drejtuar Ballancës nëse ka nevojë ose për ndryshime ligjore.

“Lidhur me të drejtën e heqjes së lirisë, marrë shkas nga ngjarja e 26 marsit, ku një i ri humbi jetën brenda Komisariatit në Kamëz për shkak të zjarrit, kemi disa ngjarje të tilla, ku Ilvi Meta humb jetën në Komisariatin e Kavajës ku sipas policisë u vetëvra, ndërsa familjarët hodhën dyshime. A keni bërë hetime për rastet konkrete? Cila është gjendja sot e Komisariateve të policisë? Dhe një tjetër çështje është respektimi i jetës privatë! Sa i përket dhunës 4 mijë denonncime janë referuar në polici. Bilanc luftë mund ta quajmë. Po ashtu përmend edhe një ngjarje aktuale, video e publikuar kur tregohet një e re me qendër tradhtinë bashkëshortore, por çështja është tek publikimi pa fre dhe a është ngjarje që mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj si Avokat i Popullit? A ka nevojë për ndryshime ligjore dhe urdhrat e mbrojtjes a janë më një mjet efektiv? Kujtoj edhe mbrojtjen e të dhënave personale, e kam fjalën për patronazhistët”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit iu përgjigj duke i treguar raportin e dorëzuar në Kuvend dhe duke i sugjeruar Alibeajt që ‘ti hedhë’ një sy.

“Raportet për abuzimet seksuale dhe dhunën në familje ia kemi depozituar në Kuvend dhe janë evidentuar problematikat për çdo fushë. Është i plotë dhe do të doja që ju të gjeni kohë dhe të bëni një dëgjesë”, tha Ballanca.

 

Të fundit