Flash News

E-TJERA

Alibeajn “e zënë hallet”, pas KQZ-së dhe AMA-së, i qahet dhe OSBE-së

Alibeajn “e zënë hallet”, pas KQZ-së dhe AMA-së,

Enkelejd Alibeaj, i ka zenë me radhë institucionet për tu ankuar për kryedemokratin Sali Berisha.

Pas shkresës zyrtare që Alibeaj i është drejtuar KQZ-së dhe AMA-së me argumentin se Berisha po përdor logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit dhe i kërkon të ndërhyjë në mediat që e cilësojnë atë kryetar të PD-së, ditën e sotme, ai “ka përplasur” kokën tek shefja e misionit të OSBE-së në Shqipëri.

Sipas tij, Berisha i ka kërcënuar kandidatët e PD-së.

I bëra të qartë çështjen e mosfigurimit në fletën e votimit të kryetarëve apo koalicioneve që garojnë. E saktësova qartësisht se kush janë subjektet dhe keqpërdorimin që bëhet në media.

Ia bëra të qartë situatën tonë, të PD-së, arsyen se përse ka ndodhur, presionin që ndodh ndaj PD-së, përdorimin në mënyrë të pa drejtë të mediave dhe financimit të partisë. Kandidatët që janë tërhequr kanë pasur presion.

Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte që të ishte PD-ja. Ka një vit e ca që kjo parti është në presion, shantazh, sulm, baltosje. Sali Berisha së paku në aspektin ligjor nuk i përfaqëson demokratët”, shprehet Alibeaj.

Pafuqia e Alibeajt për të ‘justifikuar’ vulën tashmë thuajse pa kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka mbetur në duart e Armela Krasniqit, kryetare e AMA-s, dikur zëdhënëse e PS, si dhe zëvendëses së saj, Desada Metaj, ish zëdhënëse e Lulzim Bashës.

Alibeajn “e zënë hallet”, pas KQZ-së dhe AMA-së,Alibeajn “e zënë hallet”, pas KQZ-së dhe AMA-së,

 “Konstatojmë se disa media audiovizive me frekuencë kombëtare në raportimet e tyre lidhur me zhvillimet në PD i referohen deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha si ‘Kryetar i Partisë Demokratike’ ‘Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit’ , ‘Fraksioni i Rithemelimit në PD’.

Në shkelje të ligjit nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive’ disa media vazhdojnë t’i referohen z. Berisha si kryetar të PD dhe të përdorin në emisione informuese qëndrime që nuk përkojnë me realitetin ligjor dhe zgjedhor. Kjo sjellje përbën keqinformim dhe konfuzion të qytetarëve si i përket lidershipit zyrtar të PD.

Në këto kushte kërkoj nën cilësinë e kreut të komanduar të PD fillimin e një hetimi administrativ dhe marrjen e masave për garantimin e informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve”, thuhet në kërkesën e Alibeajt drejtuar AMA-s. 

Të fundit