Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihen sa qytetarë kanë vdekur nga Covid

Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihen sa qytetarë kanë vdekur

Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën pandemike të Covid-19 në vend.

I ftuar në studion e Euronews, Alimehmeti tha se në Shqipëri duhet numri real i viktimave të Covid-19 apo se sa janë infektuar nga fillimi i pandemisë. Mjeku tha se numri i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk është real.

“Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria.  Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës” – tha ai.

Të fundit