Flash News

E-TJERA

Alimehmeti për virusin HMPV: Ngjan me gripin dhe ndodhet kudo

Alimehmeti për virusin HMPV: Ngjan me gripin dhe ndodhet kudo

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti foli mbi virusin që është përhapur së fundmi në Kinë duke krijuar frikë për një tjetër pandemi në të gjithë botën.

I ftuar në studion e Klan News, Alimehmeti tha se HMPV është zbuluar që në 2001-in në Holandë dhe është shumë i ngjashëm me gripin e tipit A.

Theksoi se gjasat janë tejet të ulëta për një situatë pandemike, ashtu siç ndodhi 5 vite më parë me Covid-19.

“Është shumë i ngjashëm më gripin, në kuptimin e sjelljes, simptomave, mundësive të ndërlikimit. I ngjan si përqindje ashtu edhe në sjellje, virusit të tipit A. Nuk ekziston një vaksinë për të, nuk ka asnjë mjekim anti-viral për të!

Pacienti duhet mbështetur sepse është sistemi i tij imunitar që do ta kapërcejë virusin. Në ato raste që agravon, ka nevojë për ndihmë mjekësore, si çdo grip tjetër. Ky është një virus me mundësi tejet të vogla për të shkaktuar situatë pandemike.”

Të fundit