Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Rritja e pagave për mjekët specialistë, e lidhur me fushatën elektorale

Alimehmeti: Rritja e pagave për mjekët specialistë, e lidhur me

Mjeku Ilir Alimehmeti ka thënë se rritja e pagës së mjekëve specialist nga 30 prilli, me 50 mijë lekë, është e lidhur me fushatën zgjedhore të 14 majit.

I ftuar në Euronews Albania, Alimehmeti tha se rrogat e mjekëve janë të ulëta prej shumë vitesh.

“Rrogat e ulta i kemi prej shumë vitesh, përse tani? Unë mendoj se është e lidhur me fushatën elektorale të 14 majit. Pra, supozohet që me atë datë rritet rroga e majit, pas 30 prillit, e cila paguhet në qershor. Ne e kemi të qartë që rrogën e këtij muaji, e marrim muajin tjetër, e cila ndodh pas fushatës”, tha Alimehmeti.

Të fundit