Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Shteti dështon në emergjenca. Zjarrfikësit pa maska, kurse qytetarët përballen me gaz lotsjellës

Alimehmeti: Shteti dështon në emergjenca. Zjarrfikësit pa maska,

Duke marrë shkas nga zjarri i rënë së fundmi në një pallat pranë ‘ farmacisë 10’ në Tiranë, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, ka lëshuar akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhimin dhe prioritetet e gabuara të saj.

Në një intervistë për SYRI TV, Alimehmeti deklaroi se ndërsa shteti është i paaftë të ofrojë mjetet bazë për shërbimet emergjente, ai është i armatosur deri në dhëmbë për të shtypur protestat qytetare.

Alimehmeti i cilësoi zjarrfikësit si 'heronj' për vetëmohimin e tyre, duke theksuar se ata u përballën me flakët pa pajisje mbrojtëse elementare si maska kundër tymrave toksikë. Ai zbuloi detaje tronditëse rreth paaftësisë logjistike, ku mjeti zjarrfikës i Tiranës arrinte vetëm deri në katin e pestë të ndërtesës, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e një mjeti nga Kamza që mund të arrinte katin e tetë.

'Përdorimi i helikopterëve për të shuar zjarrin në një pallat nuk është kurrë zgjidhja e duhur, por ishte e vetmja alternativë e mbetur. Kjo situatë ekspozoi qartë gjendjen reale ku ndodhemi', theksoi ai.

Ai vuri në dukje se ndërsa zjarrfikësve u mungojnë mjetet themelore për të shpëtuar jetë, policia është e pajisur me teknologjinë më të fundit për menaxhimin e turmave.

'Kur bëhet fjalë për shërbimet ndaj njerëzve, ata janë zero. Por kur bëhet fjalë për shërbime kundër njerëzve, aty janë të armatosur deri në dhëmbë,' u shpreh ai, duke listuar tanket e ujit, gazin lotsjellës, shkopat e gomës dhe parzmoret e policisë.

Sipas tij, prania e zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët thjesht 'bënin sehir' në vendngjarje, është dëshmia më e mirë e një qeverie 'fasadë', që ka braktisur funksionin e saj parësor, sigurinë e qytetarëve.

Të fundit